Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e se merkures rreth orës 21:45, në aksin rrugor Laç – Kryqëzimi i Patokut, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Sipas policisë mjeti tip Audi me drejtues shtetasin H.L. 25 vjeç banues në Laç dhe mjeti tip BMW me drejtues shtetasin R.B. 23 vjeç banues në Laç, kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe kanë rënë në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë janë lënduar 2 drejtuesit e mjeteve të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin por kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNJË PROJEKT AMBICIOZ PËR GURIN E ZI
Artikulli tjetërPOLICIA BLLOKON MJETET UJORE TË PAREGJISTRUARA