Një aksident i pazakontë është regjistruar gjatë natës pranë një pike karburanti në aksin e autostradës Laç–Mamurras, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur disa mjete të parkuara si edhe distributorët e furnizimit me karburant. Goditja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si në automjetet e përfshira, ashtu edhe në infrastrukturën e pikës së karburantit.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, zjarrfikësit dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit, si dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.

Fatmirësisht, pavarësisht dëmeve të shumta materiale dhe rrezikut të lartë për shkak të afërsisë me distributorët e karburantit, nuk pati persona të tjerë të lënduar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROGRAMI I VETËPUNËSIMIT, 204 APLIKIME
Artikulli tjetërGJYKATA SHKODËR, ARREST ME BURG PËR SHTJEFËN ZIÇIN