Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Sipas policisë bëhet me dije se automjeti tip” Pegueot” me drejtues shtetasin L.H., banues në Gjermani është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F.P., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjeti është shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Markatomaj, automjeti tip” Pegeot” me drejtues shtetasin L.H., banues në Gjermani është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F.P., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakPËRÇAHET ALEANCA PD -LSI, KRYEMADHI VOTON PËR KRYETARIN E KUVENDIT! I BASHKOHET DHE DULE
Artikulli tjetërDEPUTETËT E PD GRISËN FLETËT E VOTIMIT, RAMA BËN VEPRIMIN E PAPRITUR, I MBLEDH DHE I FUT NË QESE