Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit.

Sipas informacioneve paraprake, një kamionçinë është përplasur me një motorçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakRAMA TAKOHET ME AMBASADORIN E SHBA NË NATO: DISKUTUAM PËR SAMITIN QË DO TË MBAHET NË TIRANË VITIN E ARDHSHËM
Artikulli tjetërAKSIDENT NË LEZHË, KAMIONÇINA PËRPLAS MOTORIN, PLAGOSET 24 VJEÇARI