Tre persona mbetën të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Aksidenti ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës, pranë zonës së Knallës, ku sipas policisë janë përplasur një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin me iniciale A.LL, me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.L., me të cilin po udhëtonte edhe mbesa e tij me iniciale M.P.Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës. Pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, bëhet me dije se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë, policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.


