Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shengjin, ku një makinë është përplasur me një ciklomotor. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i ciklomotor.

Raportohet se se i plagosuri, shtetasi Gj. Gjoni, banues në Balldre, është transportuar drejt spitalit Rajonal të Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore ku sipas verifikimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bere ndërprerja e rruges nga drejtuesi i ciklomotorrit.