
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në hyrje të Shëngjinit.
Sipas të dhënave të deritanishme, të plagosur kanë mbetur dy të rinj, nga përplasja e një makine me një motorr.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku mësohet se njeri ka vdekur
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, edhe pse është njoftuar ambulanca, kjo e fundit ka vonuar për të shkuar në vendngjarje.
Ndërkohë që të plagosurit kanë qëndruar rreth 30 min të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë.Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit dhe viktimes.






