
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, shtetasi Sh.N., 68 vjeç, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.