Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë ne vend.

Një kamion i pastrimit të qytetit të Laçit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në aksin “Lezhë-Shkodër”, pranë fshatit Mabe.

Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta, por pa rrezik për jetën.

Sipas të dhënave kamioni ishte i mbushur me mbeturina dhe po shkonte në landfillin e Bushatit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, nga i cili është krijuar dhe trafik i rënduar.

Artikulli paraprakPRISHTINA, E 22-TA NË BOTË PËR NDOTJE TË AJRIT
Artikulli tjetërU VETËVRA NË LUMIN BUNA BASHKË ME TRE FËMIJËT, PROKURORIA MBYLL HETIMET, KËRKON 6 VITE BURG PËR BASHKËSHORTIN E ALMA ARRAZIT