Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit në aksidentin e ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër.

Mësohet se ka ndërruar jetë shtetësja L.D. e cila ishte pasagjere në motor.

Drejtuesi i makinës shtetasi me inicialet F.D. 62 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç, automjeti tip” Benz ” është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri, ende të paidentifikuar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.