Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Raportohet se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 11 MAJIT/ RAMA VIJON TAKIMET ME DREJTUESIT E QARQEVE, DERI TANI U TAKUA ME 5 PREJ TYRE
Artikulli tjetër“PRERJE E PALIGJSHME E PYJEVE”, ARRESTOHET 67 VJEÇARI