Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku një motorr është përplasur me një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, motomjeti ka goditur nga pas makinën që lëvizte në të njëjtin drejtim, ndërsa për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Artikulli paraprak“RRUGËTIM DREJT MUZIKËS BASHKËKOHORE”
Artikulli tjetërSOT KONFERENCA NDËRQEVERITARE NË BRUKSEL, SHQIPËRIA SYNON MBYLLJEN E NEGOCIATAVE DERI NË 2027, ZBARDHET AGJENDA