Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Nga përplasja e dy mjetëve ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar në spitalin e Elbasanit.
Sipas informacioneve i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi tjetër i mjetit nuk ka marrë asnjë lëndim dhe është shoqëruar në komisariat.

Deklaratata e policisë:
Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, janë përplasur dy mjete dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një drejtues i mjetit i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRETH 2.2 TON PRODUKTE VIÇI NË TRE SHTETE JANË INFEKTUAR ME E.COLI
Artikulli tjetërKËSHILLAT STUDENTORE PARALAJMËROJNË PROTESTA TË REJA