Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në kryqëzimin e Treshit, në superstradën Lezhë–Milot. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, një mjet tip Caddy i drejtuar nga shtetasi Z.C., dhe një automjet tip Benz me drejtues shtetasin me iniciale N.P.
Si pasojë e përplasjes, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor me ujë. Fatmirësisht, të dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar vetëm lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nderkohe policia e cila mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes, nisi hetimet per zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te ketij aksidenti.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRROI I OBLIKËS I MBUSHUR ME MBETURINA
Artikulli tjetërKËTË TË HËNË, QË NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT, POLICIA E PUKËS KA RRETHUAR NJË BANESË NË FSHATIN OROSH TË FUSHË ARRËZIT