
Dy mjete motorike janë përplasur në një aksident në aksin rrugor Shkodër Guri Zi.
Aksidenti ndodhi në fshatin Rrenc të Gurit të Zi teksa një mjet tip ëolfksfagen ngjyrë grih me targë AA 253 GU është aksidentuar me një mjet tip citroen C4, ngjyrë e zezë me targë CS 211 RL. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të bërë hetimet paraprake rreth këtij aksidenti. Nga sa mësohet dy persona që po udhëtonin në mjetet e aksidentuara kanë marrë dëmtime të lehta në trup por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Nga sa mësohet nga burime pranë policisë shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara e dy mjeteve si dhe mungesa e sinjalistikës së duhur rrugore. Po ashtu një problematikë e ngritur herë pas here është edhe rruga e ngushtë e Gurit të Zi në të cilën fluksi i mjeteve është i konsiderueshëm. Aksidentet vijojnë që të jenë një problem në rrugët e Shkodrës dhe njësive përreth me të dëmtuar apo në disa raste edhe me viktima.






