Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të premte në aksin Koplik-Shkodër. Një punonjës policie ka përplasur për vdekje me makinë një 50-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Shtoj i Ri ndërsa viktimë mësohet se ka mbetur 50-vjeçari Agim Shkambaj.

Ky i fundit u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Shkodrës por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka arrestuar menjëherë efektivin Gjergj Gjeloshi i cili shkaktoi aksidentin. Aksidentet në Shkodër vijojnë  të  jetë  një  problem për shkak të  numrit të  lartë  duke patur shpesh herë  edhe viktima.