Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, mjeti tip “Ford” me drejtuese shtetasen M.C., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe 3 shtetasit që ndodheshin pasagjerë në këtë mjet, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakPËRMBYSJE E ÇMENDUR E PARTIZANIT, KUKËSI KAP NË FUND TIRANËN, FESTIVAL GOLASH PËR NJË PIKË
Artikulli tjetërHELIDON BUSHATI: BOLL FURNIZUAM VENDET E EUROPËS ME TË MIRËT TANË, MARRIM ANGAZHIME DHE JO ‘RRÉNA’!