
Aksident ne aksin rrugor Shkoder-Muriqan. Nje automjet eshte aksidentuar dhe ka perfunduar ne kanal. Nuk dihet shkaqet e ketij aksidenti dhe sa persona mund te jene lenduar apo per viktima. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur autoambulanca per te dhene ndihmen e pare.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shkodër – Muriqan”, ka ndodhur një aksident rrugor mes dy automjeteve.
Shtetasi L. H., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin N. B., 70 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.