Një person ka gjetur vdekjen dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë pas një aksidenti që ka ndodhur në anijen më të madhe në botë, e njohur si “Harmony of the Seas”.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë një prove sigurie në portin francez të Marsejës, 5 anëtarë të ekuipazhit të anijes “Harmony of the Seas” po testonin një barkë shpëtimi, kur papritur kjo u shkëput duke shkaktuar tragjedinë. “Harmony of the Seas” është 362 metra e gjatë, 66 metra e gjerë, ka 16 ura dhe peshon 120 000 ton. Anija më e madhe në botë mund të transportojë më shumë se 6 000 pasagjerë dhe më shumë se 2 000 anëtarë ekuipazhi. Kjo nuk është hera e parë që anije të tilla përfshihen në aksidente vdekjeprurës. Kujtojmë rastin e Costa Concordia, anija e cila u mbyt në brigjet italiane në Janar të vitit 2012.

Artikulli paraprakREFUGJATËT, LUKSENBURGU: HUNGARIA TË DALË NGA BE
Artikulli tjetërOBAMA NË KRAH TË CLINTON: ËSHTË E VËRTETË DHE E QËNDRUESHME