
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë Gjorëm, ku një person ka humbur jetën rrugës për në spital.
Nga të informacionet paraprake bëhet me dije se një makinë, ku udhëtonin 4 persona të një familjeje ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.
Bëhet me dije se 3 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.