Aksident i rëndë në fshatin Barbullush në bashkinë Vau Dejës. Një motorçikletë është perplasur me një makinë përpara komisariatit të policisë në Barbullush.

I plagosur rëndë është drejtuesi i motorçikletës Besim Qerreti ndërsa demtime të lehta ka marrë drejtuesi i mjetit Enea Mondi dhe pasagjeri ne motorciklete Skender Shehaj.

Mjeti tip Wolavagen me targë AA 738 SH ka qenë duke prerë rrugën kur është aksidentuar me motorçikletën pa targë. Drejtuesi i motorçikletës është transportuar me një mjet privat në spitalin e Shkodrës per ti dhënë ndihmën e parë ndërsa mësohet se ka marrë dëmtime në kokë më shumë.

Policët e komisariatit të Vau Dejësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke bërë hetimet për këtë aksident të ndodhur Tashmë aksidentet po ndodhin edhe para komisariateve të policisë, një mesazh i fortë për gjithë shoqërinë.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda një kohe të shkurtër. Jo shumë larg nga aty në rrugën nacionale Shkodër Tiranë një mjet u përplas me autobusin e linjës së Kosovës i cili ndodhej plot me pasagjerë. Gjithnjë e më shumë edhe në Shkodër aksidentet po bëhen të frikshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakEKSTRADOHET SHQIPTARI, KERKOHEJ PËR 20 MILIONË EURO KOKAINE
Artikulli tjetërBOTËRORI 2018/ KUALIFIKOHET KOLUMBIA DHE JAPONIA, KARTONAT SKUALIFIKOJNË SENEGALIN