Një 60-vjeçar ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e sotme në Kavajë.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”, mjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprak“PËRFITOJNË 683 MIJË PENSIONISTË”, RAMA: 3.5 MILIARDË LEKË BONUSI PËR ÇDO VIT PËRGJATË 2022-2024
Artikulli tjetërNASA SHTYN MISIONIN PËR SHKAK TË KËRCËNIMEVE NGA MBETURINAT HAPËSINORE