Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Pushimi i Shoferit-Divjakë.
Një fuoristradë tip “Nissan” me targa AA473 ka përqasur një kalimtare.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mertish.
Kalimtarja është Liri Ndoni, 60 vjeç është në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.
Mësohet se e aksidentuara kishte dalë të mbushte ujë kur është përplasur nga fouristrada.
Ndërkohë, është ndaluar drejtuesi i mjetit “Nissan”.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.