Aksident në Don Bosko, makina del nga rruga

Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në kryeqytet, në afërsi të zonës së “Don Boskos”. Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur me reklamat e trotuarit në krahun tjetër të saj. Automjeti tip Benz, fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale pa të lenduar. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka kaluar në kundërvajtje semaforin, gjë që mendohet se ka qenë edhe shkaku i aksidentit.

Artikulli paraprakSHKRUMBOHET NGA FLAKËT APARTAMENTI NË KATIN E PESTË TË NJË PALLATI
Artikulli tjetërQËNDRIMI I IVANOV, REAGON RAMA: PA SHQIPTARËT NUK KA MAQEDONI