Një aksident rrugor i rëndë është regjistruar sot në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku dy turistë që udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, të dy turistët kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, por një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Fushë Arrëz/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në fshatin Kryezi, shtetasi sllovak, Z. S., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi Z. S. dhe pasagjerja në këtë motomjet, shtetasja B. T., të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA, MAQEDONIA E VERIUT DHE MALI I ZI BASHKOJNË FORCAT KUNDËR INFORMALITETIT,
Artikulli tjetërAKSIDENT NË FUSHË ARRËZ, POLICIA ZBARDH NJOFTIMIN