Aksident në shkodër, përfshihen tri automjete

Një aksdident automobilistik, i cili mund të kishte përfunduar me pasoja fatale, ka ndodhur mbrëmjen e së merkurës në lagjen Xhabije të qytetit të Shkodrës. Në të përfshirë tri automjete, një mjet tip Alfa Romeo, një Ford Focus dhe një fuoristradë tip Merecedes Benz. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, ka qënë ora 19:45 minuta kur mjeti tip Alfa Romeo, në tentativë për të parakaluar, ka përplasur mjetin Ford Focus. Kjo goditje mund të kishte rezultuar fatale për dy pasagjerët që ndodheshin në Ford, por është ndalur nga automjeti Merecedes Benz i cili ndodhej në parking. Fatmirësisht si pasojë e këtij aksidenti, nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Mosrespektimi i shenjave të qarkullimit rrugor po bëhet shpeshherë shkak për aksidente, ku në shumë rastë pasojat janë të mëdha.