Një aksident rrugor është kthyer në një tragjedi të rëndë për një familje emigrantësh shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Itali.

Tre automjete janë përplasur e hapja e airbag i ka shkaktuar vdekjen djalit të tyre 2 muajsh.

Sipas mediave italiane 3 automjetet janë përplasur mbrëmjen e djeshme në Piza.
Në një nga automjetet udhëtonte familja shqiptare me 2 fëmijë të vegjël.

Vogëlushi 2 muajsh ndodhej në karrocën e tij në sediljen pranë shoferit, (babai) ndërsa nëna me fëmijën tjetër ishin ulur në sediljet e pasme.
Përplasja nga aksidenti rrugor ka provokuar hapjen e airbag i cili i ka shkaktuar vogëlushit 2 muajsh trauma të forta në kokë e në gjoks.

Me gjithë ndihmën e mjekëve ai ka ndërruar jetë gjatë natës në spitalin e Pizës.
Mjeti me të cilën udhëtonte familja shqiptare ishte i tipit Fiat 500.