Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një çift shqiptarësh janë përfshirë në një aksident të rëndë në San Chiaffredo di Busca në Cuneo, Itali. Mësohet se bashkë me çiftin udhëtonte edhe foshnja e tyre vetën 7 muajsh.

Sipas mediave italiane një makinë që vinte nga e majta iu ka rënë ndesh dy veturave, njëra prej të cilave ka përfunduar jashtë rrugë dhe e përmbysur në njërën anë. Katër persona kanë mbetur të plagosur, një grua italiane dhe një çift shqiptaresh me djalin 7 muajsh. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë për jetën. Në vendin e aksidentit kanë shkuar forcat e policisë rrugore, ambulanca e ndihmës së shpejtë si dhe zjarrfikëset.

Artikulli paraprakGRUAJA HEDH VETEN NË ERË, TË PAKTË 30 TË VDEKUR
Artikulli tjetërGREQI, PROTESTUESIT HEDHIN ARKA ME SARDELE PËRPARA PARLAMENTIT