Një aksident është regjistruar ditën e sotme në zonën turistike të Komanit , ku dy mjete lundruese të llojit skaf janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të Lumit të Shalës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar plagosjen e disa personave.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe strukturat përkatëse po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVAU DEJËS, BASHKIA NDËRHYRJE NË INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetërVIJON I NXEHTI NË SHQIPËRI, TEMPERATURA DERI NË 37°C KËTË TË ENJTE. RESHJE TË PAKTA NË DISA ZONA