
1 person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në autostradën Mamurras–Laç. Aksidenti ndodhi mesnatën e së martës pranë fshatit Gjorm të Kurbinit, ku dy makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe dolën jashtë rruge.Për pasojë humbi jetën drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi Nikolin Gjoni 56-vjec dhe mbetën të plagosur 3 persona të tjerë, shtetasit Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V. Gj., 56 vjeçe. Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Laçit dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën si shkak i plagëve të marra.Ndërkohë, policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, arrestoi drejtuesin e automjetit tjeter shtetasin Orgest Peca 20-vjeç banue ne Durres dhe nisi hetimet për zbardhjen e plote te shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që ndodhi në autostradën Mamurras–Laç. Nga të dhënat e para dyshohet se njëri prej automjeteve ka goditur mjetin tjetër nga pas, duke bërë që të dyja të humbnin kontrollin dhe të përfundonin jashtë rruge.






