Një këmbësore mbeti e plagosur rëndë, pasi u përplas nga një automjet në hyrje të qytetit të Laçit. Aksidenti ndodhi rreth ores 12:00 të së shtunes, ku sipas policisë gruaja u përplas ngë një makine e cila po lëvizte në drejtim të Laçit.

Përplasja ishte e fortë, duke i shkakuar dëmtime të shumta gruas e cila pasi mori ndihmen e parë mjkësore në Spitalin e Laçit u dërgua me urgjence në Spitalin e Traumes në Tiranë, nga ku mësohet në gjendje të rëndë për jeten.

Policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes, shoqëroi në komisariat drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentit dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, ku mbeti e plagosur këmbësorja.

Artikulli paraprakLIBRI “PËR NJI DEMOKRACI TË VËRTETË SHQIPTARE”
Artikulli tjetërKANDIDATI I PS VAU DEJËS KRISTIAN SHKRELI, I PËRGJIGJET GAZMEND BARDHIT