LEZHA

Një makinë policie është aksidentuar në Lezhë pasi ka dalë nga rruga teksa po ndiqte një të kërkuar.

Personi i cili dyshohet se ishte në kërkim po drejtonte një automjet dhe Policia iu vu në ndjekje.

Teksa ndiqnin automjetin e këtij personi, makina e Policisë me shpejtësi të lartë dhe me disa efektivë brenda doli nga rruga pasi shoferi humbi kontrollin.

Policët përfunduar në spital me dëme të lehta teksa kësaj radhe personi në kërkim arriti t’iu shpëtojë.