Një 75-vjeçar mbeti i vdekur pas përplasjes së dy automjeteve dhe një motorçiklete në superstraden Lezhë-Milot.Aksidenti i trefishtë ndodhi rreth orës 7 e 30 minuta të së hënës në afersi të kryqezimi të Shënkollit, ndërsë viktimë mbeti shtetasi Viktor Kola.Ai gjeti vdekjen disa minuta pas ngjarjes, gjatë transportit për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi tju mbijetojë plageve të marra në disa pjesë të trupit, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të bluzave të bardha.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur motorçikleten, që po dilte nga një rrugë dytësore në drejtim të superstradës, si dhe me një automjet tjetër të ndaluar jashtë rruge.Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti që i mori jeten 75-vjeçarit Viktor Kola.

Artikulli paraprakPROCEDOHET 30 VJEÇARI, MBANTE ARMË PA LEJE
Artikulli tjetërBERISHA: MBËSHTESIM FLORIAN BINAJ