Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:00 në zonën e Ishull Lezhës. Një kamionçinë, e drejtuar nga shtetasi A. L., 44 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi N. D., 24 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në Ishull Lezhë, një mjet (kamionçinë), me drejtues shtetasin A. L., 44 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. D., 24 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 24-vjeçari, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN LEZHË–MILOT, PLAGOSET NJË PERSON
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË SUPERSTRADËN FUSHË KRUJË-MILOT, 1 E VDEKUR DHE 2 TË PLAGOSUR