Dy përsona mbeten të plagosur mes te cileve një grua, pas përplasjes së dy automjeteve në superstraden Lezhë-Laç. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 të së shtunes në dalje të Ures së Milotit. Të plagosur mbeten drejtuesi dhe pasagjerja e automjetit tip volsvagen të cilët u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mesohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Policia e cila mbërriti menjëherë më vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidenti, nga i cili u bllokua për rreth 60 minuta dhe superstrada Lezhë-Laç, ndërsa u desh ndërhyja e policise rrugove për normalizimin e lëvizjes së automjeteve.

Artikulli paraprak“BONUS PER VOTA”, PENSIONISTET KRITIK NDAJ QEVERISE
Artikulli tjetërLIBRI “NË ZAMAN TË ASAJ FURIE”