Tre persona mbeten te plagosur, pasi motit perplasjes se dy automjeteve ne aksin rrugor Lezhe-Milot.Aksidenti ndodhi mbremjen e se dieles je afersi te kryqezimit te Ishull-Shengjinit.
Sipas policise automjeti me drejtues shtetasin R. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi F. P dhe nga aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri në automjetin e shtetasit R. D., shtetasi M. V., si dhe të dy drejtuesit e automjeteve.
Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim më të specializuar mjekësor dhe fatmiresisht ndodhen jashte rrezikut per jeten.
Nderkohe policia e cila mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes, nisi hetimet per zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te ketij aksidenti, qe paraprakisht dyshohet te kete ndodhur nga parakalimi i gabuar i njerit prej automjeteve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHËNGJINI I PRONOTUAR EDHE NË SHTATOR
Artikulli tjetërOPERACIONI “KOORDINATA”, ASGJËSOHEN 221 BIMË NARKOTIKE NË LEZHË