Lezhë – Aksident në lagjen “Gurra”, përplaset një këmbësore në vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.

E dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakPJESËMARRJA NË ZGJEDHJE! DERI NË ORËN 16:00, MORËN PJESË 35.92 PËRQIND E QYTETARËVE
Artikulli tjetërBENET BECI: FALEMINDERIT ÇDO VOTUESI NGA I GJITHË QARKU I SHKODRËS