Pesë përsona mbeten të plagosur, pas përplasjes së dy automjeteve në rrugen e fshatit Manati në Lezhë. Aksidenti ndodhi rreth orës 10 e 15 minuta ku sipas policisë janë përfshire automjetet me drejtues shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç. Përplasja ishte e fortë, duke sjellë plagosjen e 2 drejtuesve të automjeteve dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. Gj., të cilët janë dërguar në spital, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, ku nga veprimet paraprake dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara e njërit prej automjeteve është bërë shkak për përplasjen e fortë.

Artikulli paraprakOPERACIONI “KOORDINATA”/ POLICIA ZBULON 2 RASTE KULTIVIMI KANABISI NË VAUN E DEJËS, SEKUESTRON MBI 2700 BIMË NARKOTIKE
Artikulli tjetërSTUDENTËT PUNË KËRKIMORE PËR TURIZMIN NË SHKODËR