
Nje person mbeti i plagosur pas perplasjes se nje autoveture me nje kamion ne aksin rrugor Lezhe-Shkoder.Aksidenti ndodhi rreth ores 8:00 te se enjtes prane lagjes ish-futorja, ndersa i plagosuri i cili udhetonte me autoveture u dergua me urgjence per ndihme mjekesore ne spitalin rajonal te Lezhes, nga ku mesohet se ndodhen nen kujdesin e bluzave te bardha jashte rrezikur per jeten.
Nderkohe policia e cila mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes, nisi hetimet per zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te ketij aksidenti.Ky kryqëzim njihet si një nga pikat më problematike të këtij aksi, pasi ndodhet pranë shkollës 9-vjeçare “At Shtjefën Gjeçovi”. Gjatë orëve të mëngjesit dhe të drekës, në këtë zonë ka lëvizje të shtuar të nxënësve dhe automjeteve, çka e bën atë një burim të shpeshtë aksidentesh.






