
Një i ri ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në dalje të qytetit të Lezhës, në aksin rrugor në drejtim të Shkodrës. I riu është përplasur nga një automjet, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.Pas përplasjes, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, sipas informacionit paraprak, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmë të dëmtuarit. Pas largimit të tij, policia është vënë në ndjekje për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet të përcaktohen shkaqet dhe përgjegjësitë për këtë ngjarje.


