
Drejtuesi i një motorçiklete mbeti i plagosur rëndë, pasi mjeti me të cilin po lëvizte u përplas me një furgon pasagjeresh.Aksidenti ndodhi rreth orës 9:00 të së dieles në superstraden Lezhë-Shkoder, pranë kryqëzimit të Gjadrit, ndërsa i plagosur ka mbetur Llesh Kola.Ai u dërgua në Urgjencen e Lezhës e më pas drejt Spitalit të Traumes në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jeten si shkak i plageve të marra në disa pjesë të trupit.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariat drejtuesin e furgonit shtetasin A. N., i cili po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti, i cili është i dyti që ndodh në harkun kohor të 24 oreve në aksin Lezhë-Shkoder, me një bilanc 4 përsona të plagosur.Një ditë më parë dy automjete u përplasen pranë kryqezimit të Dajçit dhe për pasojë mbeten të lënduar 3 përsona, por fatmiresisht pa probleme për jeten.