Një 65-vjeçar humbi jeten, pas përplasjes së dy automjeteve në aksin rrugor Lezhë-Laç. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 të paradites të së mërkures, pranë Milotit dhe viktime mbeti Ded Tosku. Mjeti me të cilen lëvizte viktima u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë dhe për pasojë 65-vjeçari mori plagë të shumta në disa pjesë të trupit dhe gjeti vdekjen gjatë transportit për në Spitalin e Traumes në Tiranë.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariat drejtuesin e kamionit shtetasin Shpëtim Bajrami dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili është i dyti që ndodh brenda 24 oresh në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës, me bilanc 1 të vdekur dhe 1 të plagosur.

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-21 MPOSHT ELBASANIN
Artikulli tjetërBERISHA: DREJTËSIA NËN NDIKIM POLITIK, KUSH FLET KUNDËR RAMËS SHKON NË BURG SI SALIANJI E META