
6 te mitur te aferm me njeri tjetrin mbeten të plagosur, pasi automjeti qe drejtohej nga nje 16-vjeçar humbi kontrollin dhe u perplas me nje shtylle.Aksidenti ndodhi mbremjen e se premtes, në zonën e Fanit, në Mirditë.Sipas te dhenave 16-vjeçari kishte marrë mjetin pa leje dhe si pasoje e përplasjes, të gjashtë të miturit kanë mbetur të plagosur. Një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në duar dhe këmbë. Katër të miturit e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme.
Të plagosurit morën fillimisht ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u transportuan drejt spitalit te Traumes në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Për transportimin e tyre u angazhuan gjashtë autoambulanca dhe sipas te dhënave, të gjashtë të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, 16-vjeçari është proceduar në përputhje me ligjin, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.






