Një 30-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në periferi të Tiranës, teksa ishte duke punuar.

Më konkretisht 30-vjeçari A.P., banues në Durrës, duke shkarkuar një paletë me xhama, është aksidentuar duke marrë dëmtime të shumta, në fshatin Bërxullë, në ambientet e një firme private.

Por pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është shkaktuar nga rrëshqitja e xhamave nga paleta, njoftoi Policia, duke shtuar se lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ngjarje aksidentale.

Artikulli paraprakKROACIA KERKESE SHQIPËRISË: NDALONI NDOTJEN E DETIT ADRIATIK
Artikulli tjetërVAJZA E RE HELMOHET ME BAR MIU