lajmi i fundit

AKSIDENT NE PUNE, PLAGOSET ELEKRIÇISTI NE MIRDITE

Ne mesdite, ka shkuar për të marrë mjekim në Spitalin e Traumës, shtetasi Gj. R., 64 vjeç, banues në Mirditë, me detyrë elektricist i OShEE-së, sepse dyshohet se është dëmtuar nga disa shtylla prej druri, gjatë shkarkimit të tyre nga kamionçina. 64-vjeçari është aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPËRPLASI TË MITURËN, NË KËRKIM AUTORI
Artikulli tjetërSENATI ITALIAN MIRATON MARRËVESHJEN E PENSIONEVE ME SHQIPËRINË, PËRFITOJNË RRETH 550 MIJË BASHKËATDHETARË