Një minator mbeti i plagosur pas një aksidenti në punë në minierën e bakrit në Spaç të Mirditës. Ngjarja ndodhi gjatë natës në njërën prej galerive të kompanisë “Tete Albania”, ndërsa i plagosur mbeti shtetasi Edmond Gjikolaj, 48 vjeç, banues në Rrëshen.Sipas të dhënave, ai ka qenë duke punuar nëntokë bashkë me persona të tjerë në nxjerrjen e bakrit, kur një masiv shkëmbor është shkëputur dhe ka goditur minatorin.Pwr pasojw 48-vjeçari ka pësuar dëmtime trupore dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen kanë nisur menjëherë hetimet. Policia, nën drejtimin e Prokurorisë dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës, po verifikojne kushtet e sigurisë brenda galerisë ku ndodhi aksidenti.Miniera e bakrit në Spaç të Mirditës, e cila i është dhënë me koncesion kompanisë turke “Tete Albania”, është denoncuar edhe më herët nga minatorët, të cilët protestuan për më shumë se dy muaj gjatë vitit të kaluar për kushtet e vështira në punë dhe pagat e ulëta.as ngjarjes ka reaguar edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Në një deklaratë publike, KSSH shpreh solidaritet me minatorin e plagosur dhe familjen e tij, ndërsa thekson se aksidenti nuk është një rast i izoluar, por sipas saj pasojë e problemeve të vazhdueshme me sigurinë në punë në këtë minierë.Sipas KSSH, kompania që operon në minierë, “Tete Albania” ka shkelur rregullat e sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë. Sindikata kërkon hetim të plotë dhe transparent për aksidentin, si dhe përgjegjësi nga institucionet dhe kompania përkatëse.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROMOVOHET NË SHKODËR LIBRI “TEMPULLI I PASIONIT”
Artikulli tjetërDEPUTETJA MARJANA KOÇEKU:SHBA MBETET ALEATI MË I FORTË I SHQIPËRISË