Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë nga çatia e banese ku ishte duke punuar në Canossa (komunë italiane në Reggio Emilia) pasditen e sotme, raportojnë mediat lokale.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas raportimeve, ai ishte duke punuar në çatinë e një ndërtese, kur ka rënë nga një lartësi prej rreth 8 metra.

Në vendngjarje, përveç autoambulancës, mbërriti edhe një helikopter nga Parma. Shqiptari u transferua në spital me kod të verdhë. Ai ka pësuar lëndime në gjymtyrët e poshtme.