Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të tunelit numër 3 të rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit.

Mjeti është përmbysur mbi “Urën e Fshatit” 158 metra e lartë, pjesë e rrugës së Arbrit.

Mësohet se në automjet ndodheshin një çift të rinjsh. Vajza është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen r shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë zhavori që ka hyrë në tunelin e pjerrët si pasojë e ujërave të shiut.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAMA UDHËTON NESËR DREJT FRANCËS, DO TË MARRË PJESË NË FORUMIN E PAQES NË PARIS!
Artikulli tjetërSYLVINHO: EURO 2024, ËNDËRR QË PO E JETOJMË PREJ 10 MUAJSH