
Dy përsona humben jeten, pasi automjeti me të cilin udhetonin doli nga rruga dhe u përmbys në nje kanal.Aksidenti tragjik ndodhi rreth mesnates të së martes në rrugen e kombit, segmenti Milot-Morinë. Sipas policise automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga 50-vjeçari Afrim Kolgjini, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, 35-vjeçari Festim Gjeta, të dy nga fshati Lusën, njësia administrative Ujmisht në Kukës.
Ata moren plagë te shumta në disa pjesë të trupit dhe gjeten vdekjen e menjëhershme, në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtesia tej normave të lejuara nga drejtuesi i mjetit.