
Një aksident i rëndë ndodhi ne segmentin Milot–Kalimash, pranë Rrëshenit, ku një automjet me targa AA473FL është përplasur fillimisht me një kamion me targa 01314CB, që drejtohej nga shtetasi Nexhmedin Isufi, dhe më pas me një kamion-trailer me targa 04418TA, drejtuar nga Vllaznim Gashi.Si pasojë e përplasjes së forte, humbi jetën Eugen Bardhoku, 24 vjeç, banues në Rubik të Mirditës, i cili ndodhej në automjetin me targa AA473FL.
Drejtuesi i kamionit-trailer, Vllaznim Gashi, është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme hetimore, ndersa si pasoje e aksidentit rruga e Kombit u bllokua plotësisht, duke detyruar pilicine te devijoje qarkullimin drejt aksit të vjetër Rubik–Rrëshen. Kaosi në lëvizje bllokoi qindra qytetarë, te cilet priten me ore te tera ne rruge.
Nga veprimet peraprake dyshohet se shkak per aksidentin eshte bere shpejtesia me te cilen levizte drejtuesi i autovetures, i cili ka humbur kontrollin si shkak i lageshtires ne rruge, duke sjelle dhe perplasjen e forte.


